Produkt SaaS (0→1)
Kam çuar dy produkte të mia nga një repo bosh te klientë realë, ndaj e di cilat vendime në zhvillim SaaS nuk mund t'i shtysh — tenancy, faturimi, dhe si do ta zgjidhë suporti një llogari të prishur në 11 të natës.
Për kë është
Për themelues që kanë validuar një ide — me klientë të interesuar, një prototip ose një proces manual që funksionon — dhe tani kanë nevojë për produktin e vërtetë. Jo për një demo që duket bukur në prezantim, por për një sistem ku klientët regjistrohen, paguajnë dhe punojnë çdo ditë pa të telefonuar ty.
Si e trajtoj zhvillimin SaaS nga 0 në 1
Direct Dine, SaaS-i im për porosi në restorante me AI, më mësoi se pjesa më e vështirë e një produkti SaaS nuk është funksionaliteti kryesor. Është gjithçka rreth tij: regjistrimi dhe hyrja, ndarja e të dhënave mes klientëve, planet dhe abonimet, emailet transaksionale, paneli ku suporti sheh çfarë ndodhi me një llogari. Nëse këto shtyhen për më vonë, rindërtohen me kosto të madhe pikërisht kur produkti nis të rritet.
Prandaj i ndërtoj bazat që në fillim dhe e mbaj funksionalitetin kryesor sa më të ngushtë. Versioni i parë bën një gjë mirë, e bën për klientë që paguajnë, dhe ka vend të rritet.
Si ecën një projekt
Analizë. Përcaktojmë versionin e parë: kush e blen, çfarë problemi i zgjidh dhe çfarë mund të presë ende.
Ndërtim. Punoj në cikle dyjavore. Çdo cikël mbyllet me diçka që mund ta provosh në një mjedis testimi.
Lançim. E vendos produktin në prodhim me monitorim, backup dhe pagesa reale, dhe e hapim për klientët e parë.
Mbështetje. Pas lançimit vjen puna me reagimet e para. Mund të vazhdoj në produkt me orë mujore ose të ndihmoj në dorëzimin te ekipi yt.
Kosto dhe afati
Një version i parë realist zgjat zakonisht 8–16 javë. Kostoja varet nga kompleksiteti i funksionalitetit kryesor, nga nevoja për realtime ose aplikacion mobil dhe nga integrimet me sisteme të jashtme. Pas një bisede të dërgoj një plan me faza dhe koston e secilës.
Pyetje të shpeshta
A e kam unë kodin?
Po. Kodi, repo-ja dhe llogaritë e infrastrukturës janë në emrin tënd që nga dita e parë.
Po nëse dua ta zhvilloj më vonë me ekipin tim?
Kodi ndërtohet me Laravel dhe React, me strukturë standarde dhe dokumentacion, që një zhvillues tjetër ta marrë pa vështirësi.
A më ndihmon të vendos çfarë hyn në versionin e parë?
Po, dhe shpesh kjo është pjesa me më shumë vlerë. Të them hapur çfarë mund të presë dhe çfarë jo.
- Arkitekturë multi-tenant me subdomain ose domain të vetë klientit
- Abonime, plane, periudha provë dhe kalim mes planeve
- Panel administrativ për suport dhe rimbursime nga dita e parë
- Realtime ku ka kuptim: tabela porosive, ekrane kuzhine, njoftime
Merr një ofertë për Produkt SaaS (0→1)
Më trego në dy rreshta çfarë të duhet. Përgjigjem brenda një dite pune — zakonisht po atë ditë.