Kalo te përmbajtja
← Të gjitha shërbimet
02 — Inxhinieri AI

Sisteme agjentike & servera MCP

Një agjent vlen aq sa mjetet që arrin të përdorë. Merrem me zhvillim serverash MCP (Model Context Protocol) që ekspozojnë të dhënat dhe veprimet e tua — me leje dhe log — që Claude dhe klientë të tjerë AI ta bëjnë vërtet punën, si dhe me agjentë shumë-hapësh që punojnë vetë, me një njeri që miraton atë që ka rëndësi.

Problemi që zgjidh

Shumica e ekipeve e përdorin AI-n si një dritare chat-i anash punës: kopjojnë të dhëna nga një sistem, i ngjisin te Claude, marrin përgjigjen dhe e kopjojnë sërish diku tjetër. Funksionon, por është i ngadaltë, gabohet lehtë dhe nuk lë asnjë gjurmë. Një server MCP e heq këtë hap: modeli sheh direkt vetëm ato të dhëna dhe veprime që ti i lejon, dhe çdo thirrje regjistrohet.

Çfarë përfshin zhvillimi i serverave MCP

Nis nga pyetja: çfarë duhet të jetë në gjendje të bëjë AI brenda sistemit tënd, dhe çfarë nuk duhet ta bëjë kurrë? Nga përgjigjja dalin mjetet (tools) e serverit: lexim porosish, kërkim klientësh, krijim draftesh, përditësim statusesh. Çdo mjet ka përshkrim të qartë për modelin, validim të parametrave dhe kufij të rreptë. Veprimet që ndryshojnë diçka të rëndësishme kalojnë nga miratimi i një njeriu.

Albania Magic, udhërrëfyesi turistik për Shqipërinë që kam ndërtuar, ka konektorin e vet MCP: përmes tij Claude menaxhon vendet, përmbajtjen dhe llogaritë e bizneseve direkt në platformë. Edhe kjo faqe WordPress menaxhohet me një server MCP, ndaj e njoh nga afër si sillet një agjent kur ka akses të vërtetë.

Si ecën një projekt

Analizë. Hartëzojmë detyrat që përsëriten, sistemet ku ndodhin dhe rrezikun e secilit veprim.

Ndërtim. Ndërtoj serverin MCP ose agjentin, me autentikim, leje sipas rolit, limite kostoje dhe teste mbi skenarë realë.

Lançim. E lidh me Claude Desktop, Claude Code ose me API-n dhe e testojmë me ekipin, fillimisht në një mjedis prove.

Mbështetje. Protokolli dhe modelet ndryshojnë shpesh; e mbaj serverin të përditësuar dhe shtoj mjete kur lindin nevoja të reja.

Kosto dhe afati

Një projekt zgjat zakonisht 3–8 javë. Një server MCP për një sistem ekzistues me API të mirë është në fundin e shkurtër; një agjent me shumë hapa, disa integrime dhe rrjedha miratimi është në fundin e gjatë. Çmimin e caktoj pasi shoh sistemet që duhen lidhur.

Pyetje të shpeshta

A duhet të kem API që të ndërtohet serveri MCP?

Ndihmon, por nuk është kusht. Nëse sistemi nuk ka API, e ndërtoj unë shtresën që i duhet serverit.

A mund të fshijë ose të prishë diçka agjenti?

Vetëm nëse ia jep atë leje. Mjetet e rrezikshme ose nuk ekspozohen fare, ose kërkojnë miratim para se të ekzekutohen.

Me cilët klientë AI punon?

Me çdo klient që mbështet MCP: Claude Desktop, Claude Code, Claude API dhe mjete të tjera që e kanë adoptuar protokollin.

  • Servera MCP për aplikacionin, CRM-në ose faqen WordPress, të përdorshëm nga Claude Desktop, Claude Code dhe API
  • Agjentë me përdorim mjetesh, miratime, riprovime dhe log të plotë
  • WordPress Abilities API dhe endpoint REST gati për klientë AI
  • Testime, limite kostoje dhe mbrojtje para se diçka të prekë prodhimin
Diskutojmë →

Merr një ofertë për Sisteme agjentike & servera MCP

Më trego në dy rreshta çfarë të duhet. Përgjigjem brenda një dite pune — zakonisht po atë ditë.

Email ose telefon — cilin të preferosh.