SEO & performancë teknike
Jam zhvillues, jo shitës linkesh. Merrem me SEO teknik, gjysmën që zakonisht mbetet pa zot: aksesueshmërinë për crawler-at, strukturën, shpejtësinë, schema-n dhe arkitekturën e përmbajtjes që vendos cila faqe mund të renditet.
Problemi
Shumë faqe renditen vetëm për emrin e biznesit. Arsyeja rrallë është mungesa e artikujve. Zakonisht Google nuk arrin t'i lexojë faqet si duhet, disa faqe konkurrojnë për të njëjtin term, faqja hapet ngadalë në telefon, ose nuk ka asnjë faqe të ndërtuar për termat që klientët kërkojnë vërtet. Këto janë probleme inxhinierike dhe zgjidhen në kod. Linke të blera ose artikuj të shumtë nuk i rregullojnë, sepse pengesa është në mënyrën si është ndërtuar faqja.
Çfarë përfshin SEO teknik
Nis me një audit. Kontrolloj si e sheh Google faqen: çfarë indeksohet dhe çfarë jo, dublikatat, redirect-et e prishura, sitemap-in, canonical-et dhe structured data. E mat shpejtësinë në pajisje reale dhe me lidhje mobile, jo vetëm me Lighthouse në laptop. Pastaj shikoj arkitekturën: cilat faqe duhen për termat që të interesojnë dhe si lidhen mes tyre.
Rezultati është një listë prioritetesh e renditur sipas impaktit dhe mundimit. Nëse do, i zbatoj vetë ndryshimet. Kjo faqe dhe Albania Magic janë ndërtuar me këtë qasje: URL të pastra, schema për çdo tip përmbajtjeje dhe metadata të kontrollueshme për secilën faqe. Për faqe shumëgjuhëshe kontrolloj edhe hreflang-un dhe që çdo version gjuhësor të ketë URL-në dhe metadatat e veta, sepse aty gabohet më shpesh nga sa duket.
Si ecën një projekt
Analizë. Lidhem me Search Console dhe analitikën, skanoj faqen dhe mbledh të dhënat e performancës.
Audit. Të dorëzoj gjetjet me prioritete, në gjuhë të qartë, me shpjegim pse ka rëndësi secila.
Zbatim. I rregulloj problemet teknike në kod, ose punoj me zhvilluesin tënd që t'i rregullojë ai.
Ndjekje. Pas disa javësh kontrollojmë në Search Console çfarë ndryshoi dhe çfarë mbetet.
Kosto dhe afati
Auditi zgjat 1–3 javë, sipas madhësisë së faqes dhe numrit të gjuhëve. Zbatimi vlerësohet veçmas, pasi të jetë e qartë lista e ndryshimeve. Çmimin e jap pasi shoh faqen.
Pyetje të shpeshta
A premton vendin e parë në Google?
Jo. Askush nuk mund ta premtojë seriozisht. Ajo që bëj është të heq pengesat teknike që nuk e lënë faqen të konkurrojë.
A shkruan edhe artikuj?
Fokusi im është ana teknike dhe arkitektura. Mund të të tregoj cilat faqe mungojnë dhe si duhen strukturuar.
Sa shpejt duken rezultatet?
Rregullimet teknike reflektohen zakonisht brenda disa javësh, por renditja varet edhe nga konkurrenca dhe përmbajtja.
- Audit me listë prioritetesh — impakti i pari, mundimi i dyti
- Punë për Core Web Vitals dhe performancë në pajisje reale
- Structured data, linkim i brendshëm dhe higjienë e indeksit
- Arkitekturë kategorish dhe landing page për termat që kërkon
Merr një ofertë për SEO & performancë teknike
Më trego në dy rreshta çfarë të duhet. Përgjigjem brenda një dite pune — zakonisht po atë ditë.